turqia dhe greqia perfshihen nga moti i keq kaos ne trafik 622d36c9cf1f7

Turqia dhe Greqia përfshihen nga moti i keq, kaos në trafik

March 13, 2022
1 minut lexim

Siç parashikohej, një fundjavë me reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Turqinë dhe Greqinë, duke shkaktuar ndërprerje dhe kaos në rrugë.

Katër kamionë dhe një automjet pastrimi u përplasën me njëri-tjetrin në një autostradë në provincën e Stambollit të shtunën, sipas zyrës së guvernatorit. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person.

Për të dytën ditë, trafiku ajror nga aeroportet e Stambollit u kufizua.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoğlu u bëri thirrje banorëve të shmangin drejtimin e automjeteve, duke paralajmëruar se moti i keq pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Shërbimi i motit turk pret që në ditët në vijim të bjerë shumë borë në Anadollin Lindor dhe rreth rajonit të Detit të Zi. Një stuhi parashikohet të dielën edhe në rajonin e Antalisë.

Gjithashtu nga moti i keq është përfshirë edhe Greqia.

Në veri të vendit, temperaturat kishin rënë në rreth minus 15 gradë Celsius (5 gradë Fahrenheit) gjatë natës.

Motoristët janë urdhëruar të udhëtojnë me zinxhirë dëbore në pjesë të Greqisë kontinentale për të parandaluar bllokimin e tyre.

Hekurudhat gjithashtu kanë pezulluar trafikun midis Athinës dhe rajoneve veriore të vendit për 24 orë, njoftoi radioja shtetërore të shtunën.

Meterologët grekë presin që moti të përmisohet gradualisht nga dita e dielë.

Vetëm pak javë më parë, një stuhi e papritur dëbore shkaktoi kaos trafiku në të dy vendet, ku disa mijëra njerëz të bllokuar në makinat e tyre në autostrada gjatë natës./dailysabah

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pija me e shijshme per ftohjet dhe forcimin e mushkerive me karamele te zeza 622d36c6ebfb3
Story i mëparshëm

Pija më e shijshme për ftohjet dhe forcimin e mushkërive me karamele të zeza

protesta do vazhdoje deri sa rama te jape doreheqjen aktivisti po kthehet ne nje putin te dyte 622d387760a50
Story i radhës

“Protesta do vazhdojë deri sa Rama të japë dorëheqjen”, aktivisti: Po kthehet në një Putin të dytë

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë