Turqia dënon një këngëtar për “inkurajimin e konsumimit të drogës”

April 19, 2022
1 minut lexim

Një gjykatë në Stamboll më 19 prill ka dënuar reperin Murda me mbi katër vjet burgim, pasi tekstet e këngëve të tij kanë “inkurajuar konsumimin e drogës”, tha avokati i tij për Dpa.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është final. Reperi 38-vjeçar, shtetas holandez, aktualisht gjendet në Holandë. Ai mohon akuzat tha avokati i tij, Ümit Gürkal Egemen, dhe shtoi se do të apelojë këtë vendim “të padrejtë”.

Murda, emri i vërtetë i të cilit është Mehmet Önder Doğan, kryesisht këndon në gjuhën turke dhe është mjaft i njohur në Turqi.

Murda ka vepruar “brenda normave të lirisë së shprehjes”, tha avokati Egemen, duke shtuar se akuzat i referohen tri këngëve të këtij këngëtari, njëra e titulluar “Eh Baba” që ka mbi 116 milionë shikime në YouTube. “E kam mbështjellë një cigare [me marihuanë], më trullosi”, thuhet në një prej teksteve të këngëve të tij.

Këngëtari ishte ndaluar për një kohë të shkurtër në tetorin e kaluar në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit, për shkak se me tekstet e këngëve të tij “promovon përdorimin e drogës”.

Turqia në vitet e fundit ka shënjestruar këngëtarët e muzikës rep, të cilët janë të njohur për deklaratat e tyre kritike për Qeverinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Më 2018, reperi i njohur turk, Ezhel, u arrestua për shkak se tekstet e këngëve të tij promovonin përdorimin e drogës, por më pas ai u lirua nga akuzat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi, një hap drejt normalitetit

Story i radhës

Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar divorcin e prindërve

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë