Turp për ty deputet, po luani edhe me nëna në parlament

min lexim

Po qysh shahet nëna shqiptare edhe në mes Parlamentit, ku gjithë bota e shikon dhe i  përcjell këto seanca që i keni bë të gërditshme, me fyerje e sharje, ku po luani edhe me  nëna shqiptare,  e cila sikur po konsiderohet jo si Nënë, por si një lodër, pa marrë parasysh se është nëna ime apo nëna e jote, është një Nënë shqiptare, këtë e bëjnë vetëm gojëflliqtit që janë të pa fisëm, të pa edukuar dhe të pa njerëzishëm.

Rrolin që po e luan opozita e sotme me skeçët e tyre arrogante në Parlamentin e Kosovës, dhe përmes sjelljeve qyqare opozitare, pa një konsideratë ndaj njëri-tjetrit se cilës farë dhe gjeni i takojmë, si një lloj opozitarizmi i pa cipë dhe i pa një fije edukate morale e njerëzore, e cila e vë në dyshim rrolin e vet me këto sjellje primitive, duke ia dhënë një faqe të zezë edhe Kuvendit të Kosovës.

Po ta shikojmë edhe rrolin e kryekuvendarit z. Glauk Konjuvca, i cili disa herë bënë lëshime dhe sjelljet e tij janë shumë unifikuese, përmbajtësore e tolerante, por ajo që përfaqëson thelbin e problemit të opozitës, është shumë vështirë të përbahesh sjelljeve të tyre irituese dhe fjalorit arrogant ndaj njëri-tjetrit, me shigjetat në drejtim të pozitës, duke e tejkaluar çdo rregull parlamentare dhe normë ligjore.

Sjelljet e deputetëve të opozitës, në veqanti të deputetit Abelard Tahiri, nga PDK, e deputetit Arben Gashi, LDK, dhe Ramush Haradinaj, AAK, janë jashtë normave dhe rregullave parlamentare, jo vetëm që i thyejnë rregullat e kodit penal të deputetit, por me këto  fyerje dhe sharje, e japin përshtypjen se këta deputet janë duke u trajnuar dikund në ndonjë shkollë të veqantë amorale dhe kundër parimeve  njerëzore, prandaj përkundrazi edhe janë vendosur gabim në këto poezita, që paguhen nga djersa e këtij populli.

Këto shprehje dhe sjellje abnormale, të cilat janë bërë praktikë e çoroditshme në çdo seancë të Parlamentit të Kosovës, sjellje aq të ulëta dhe të vrazhda që nuk i takojnë një deputeti normal dhe që nënkupton nocionin e njerëzorës, kur përmbajtja e sjelljeve dhe shprehjeve kalon në ekstrem, deri edhe me sharje në Nënë, por edhe duke i thënë kolegut apo kolegës në Kuvend,  ta heqi kokën , legen , qenef dhe fyerje tjera të kësaj natyre, që vijnë nga helmimi i gjuhës dhe kultura e deputetit.

Ky imazh i deputetit është mjaftë i ulët, është imazh, jo i shërbëtorit të popullit, por është imazh i shërbëtorit të dreqit, dhe në shërbim të armikut tonë, që derigjohet nga pesha e urrejtjes së tepruar, imazh i deputetit pa dinjitet, imazh me prirje fatale, imazh që nënkupton pa pjekurinë e individit si qasje në marrëdhëniet shoqërore, imazh i zhveshur nga edukata, imazh i rebelimit të njeriut i shkëputur nga përgjegjësia dhe morali, dhe e fundit një imazh që varfëron çfarëdo qëllimi në përputhje me kriteret e kulturës njerëzore, njëherazi dhe kulturës parlamentare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Nuk mund ta pranoj Asociacionin mbi bazat e identitetit etnik

Story i radhës

Mina, predha e mortaja, armatimi që la pas ushtria ruse në Kherson

Të fundit nga