Türkiye thërret ambasadorin amerikan në Ministrinë e Jashtme

1 minut lexim

Ambasadori amerikan në Ankara, Jeff Flake, u thirr në Ministrinë e Jashtme të Türkiye-s, me ç’rast iu kërkua sqarim lidhur me vizitën e Shefit të Shtatmadhorisë së SHBA-së, Mark Milley, në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, ambasadori Flake u thirr në ministri për shkak të vizitës së Milley në verilindje të Sirisë më 4 mars.

Nga ambasadori Flake u kërkuar sqarim lidhur me vizitën në fjalë.

Vizita e Milley-t

Milley më 4 mars kishte vizituar rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë.

Duke folur për Anadolu, zëdhënësi i Shtatmadhorisë së SHBA-së, koloneli Dave Butler tha: “Gjenerali Milley vizitoi veriun e Sirisë për të takuar komandantët dhe njësitë ushtarake (të SHBA-së). U informua me informacione të përditësuara lidhur me misionin kundër DEASH-it, inspektoi masat e mbrojtjes dhe vlerësoi përpjekjet për rikthimin e refugjatëve në vendet e tyre nga kampi i refugjatëve Hol”.





Story i mëparshëm

KRRE-ja vendosi: Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Story i radhës

Modric ftohet nga Kroacia për kualifikimet në Evropian

Të fundit nga