Türkiye, provinca Hatay goditet nga dy tërmete të tjera

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD) ka bërë të ditur se në jug të vendit kanë ndodhur dy tërmete të tjera, dy javë pas tërmeteve të mëdha që goditën rajonin, raporton Anadolu.

AFAD raportoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.4 në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tërmeti i dytë ishte me magnitudë 5.8 në rrethin Samandağ po ashtu në provincën Hatay.





Story i mëparshëm

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Në mars fillon ndërtimi i gati 200 mijë ndërtesave

Story i radhës

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 70-vjeçari

Të fundit nga