Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 70-vjeçari

Një 70-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij në Bulqizë, për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

Fillimisht ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Türkiye, provinca Hatay goditet nga dy tërmete të tjera

Story i radhës

Ky është vendi më i shtrenjtë për të qenë single

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez