turkiye operacion i madh kunder terroristeve te feto s arrestohen disa ushtarake ne detyre 63a1b14197d61

Türkiye, operacion i madh kundër terroristëve të FETO-s, arrestohen disa ushtarakë në detyrë

December 20, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të një operacioni të madh të policisë turke kundër strukturave të organizatës terroriste FETO në kuadër të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe në strukturat civile, janë ndaluar 17 nga 30 të kërkuarit e dyshuar për terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Prokuroria Publike në Izmir, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, është kërkuar arrestimi i 10 ushtarakëve aktivë, 6 ushtarakëve në pension dhe 14 ish-kadetëve të shkollave ushtarake.

Sipas të njëjtit burim, 5 prej tyre, ushtarakë aktivë apo në pension ishin pjesë e Forcave Tokësore të Türkiye-s, 4 ishin ose janë pjesë e Forcave Ajrore, 1 ushtarak ishte në Rojet Bregdetare ndërsa 6 të dyshuar në xhandarmëri.

Nga hetimet u konstatua se të dyshuarit kishin përdorur kabinat e telefonisë fikse për komunikim brenda strukturave të organizatës terroriste.

Në 12 qytete turke kanë nisur operacionet për arrestimin e terroristëve të dyshuar dhe deri më tani janë arrestuar 17. Operacionet për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarve të mbetur janë në vazhdim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grusht shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016. Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, i cili jeton në SHBA, ekstradimin e të cilit Ankaraja e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-ja.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se ky është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive. Këtë e kanë theksuar disa herë zyrtarët turq. Gjatë tentativës për grusht shteti në Türkiye, ranë 251 dëshmorë ndërsa 2.734 të tjerë u plagosën.





MARKETING

RENT A CAR

bytyqi ne mars te vitit 2023 rroga minimale do te jete 19 600 denare 63a1b107af9bf
Story i mëparshëm

Bytyqi: Në mars të vitit 2023 rroga minimale do të jetë 19.600 denarë

mbreteri e bashkuar dhjetera mijera infermiere serish ne greve 63a1b1c4a5948
Story i radhës

Mbretëri e Bashkuar, dhjetëra mijëra infermierë sërish në grevë

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë