Türkiye ofron mbështetje trajnimi për personat me aftësi të kufizuara në Afganistan

July 14, 2023
1 minut lexim

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot ka ofruar mbështetje financiare për kurse të trajnimit profesional për personat me aftësi të kufizuara në provincën Jowzjan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu.

Projekti u zbatua në bashkëpunim me degën e TIKA-s në Mazar-i-Sharif dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuara në Afganistan.

Nëpërmjet projektit do të ofrohen kurse për gratë në prodhimin e sapunit të ngurtë dhe të lëngshëm dhe për burrat në fusha të tilla si prodhimi dhe riparimi i këpucëve, zdrukthëtari dhe saldimi i strukturave metalike.

Kurset janë të planifikuara për gjashtë muaj. Në to do të marrin pjesë gjithsej 50 persona me aftësi të kufizuara.

Koordinatori i TIKA-s në Mazar-i-Sharif, Mikail Taşdemir, theksoi se periudha e gjetjes së një pune do të shkurtohet pasi individët që ndjekin kurset fitojnë aftësi profesionale.

Ai tha gjithashtu se mbështetja e TIKA-s për grupet e pafavorizuara në Afganistan do të vazhdojë.

Ndërkohë, TIKA ka zhvilluar po ashtu trajnime mbi infrastrukturën bankare të pjesëmarrjes për punonjësit e Bankës Qendrore të Afganistanit dhe Ministrisë së Financave.

Trajnimi, i cili u realizua me mbështetjen e Programit të OKB-së për Zhvillim, zgjati tri ditë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsovska me parti të re politike!? Do të mbështetet tek intelektualët dhe të papërcaktuarit

Story i radhës

Fadil Muriqi: Më pëlqeu loja e Ballkanit por duhet të përmirësohen në një aspekt! Gjilanit dhe Dukagjinit i dëshiroj suksese

Të fundit nga

ShkoLartë