Arsovska me parti të re politike!? Do të mbështetet tek intelektualët dhe të papërcaktuarit

Parti të reja politike po paralajmërohen në Maqedoninë e Veriut. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska me shumë mundësi shumë shpejtë do të formojë subjekt të ri. Arsovska këtë vendim do ta marrë me bindjen se ka mbështetje të madhe tek qytetarët, veçanërisht tek intelektualët, sektorin civil dhe tek një pjesë e votuesve të pavendosur. Po çfarë mendon Orce Gjorgjievski për këtë ide, i cili ditëve të fundit është në “luftë” verbale me Arsovskën e i cili përflitet si kandidati më serioz për kandidat të DPMNE-së për kryetar të Shkupit. Të SummerClick të TV21 i uroi fat Arsovskës nëse vendosë të formojë subjekt të ri politik, e për suksesin e saj do të vendosë populli.

“Unë nuk do të hyja në çështjet lidhur me karierën e mëtejme të Danellës, i uroj fat çfarëdo që të formojë, si do që të formojë. Unë në fund të ditës nuk i vë faj asaj, aq e ka kapacitetin. Do ta lë koha dhe populli të gjykojë rreth kësaj”, tha Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.

Pos Arsovskës, parti të re politike në shtator ka paralajmëruar edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Do të ofrojmë alternativa se si shpejtë ta transformojmë Maqedoninë në një shtet stabil e cila do të jetë në funksion të qytetarit e jo në funksion si sot të politikanit dhe individëve të tillë të cilët japin deklarata të ëmbla, e në fakt në shoqëri po na ndodhë kulmi”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kryetar i Kumanovës.

Nga ana tjetër Izet Mexhiti si udhëheqës i fraksionit në BDI, pati deklaruar se janë shterrur të gjitha mundësitë për bashkëpunim brendapartiak dhe zgjidhja e vetme u ka mbetur të formojnë lëvizje të re politike. Por edhe pas këtyre paralajmërimeve, nga BDI nuk frikësohen. Anëtari i kryesisë qendrore të, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se partia e tyre nuk ka frikë nga fraksioni e madje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë e dyta me vota në nivel shtetëror.

“Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të jenë, BDI do të jetë lider në bllokun shqiptar e madje sipas analizave të fundit ndoshta edhe e dyta në nivel të shtetit.

– Madje edhe pas mosmarrëveshjeve brenda partiake?

Raste të tilla ne kemi pasur edhe në të kaluarën, që nga formimi jonë në vitin 2002. Kjo ndodh në çdo parti politike. Më e rëndësishme se gjithçka, misioni, programi, ideja, vizioni i BDI-së, të përfshihen në programet qeveritare dhe projektet për të mirën e qytetarëve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Përndryshe edhe grupi i zjarrit nuk është se po funksionon i bashkuar. Për formim të një lëvizjeje të re deri tani janë shprehur vetëm Izet Mexhiti me degën e Çairit, ndërsa kundër kësaj ideje janë bashkëfraksionistët Blerim Bexheti, Musa Xhaferi e Nevzat Bejta. Këta të fundit duan që ta vazhdojnë luftën brenda BDI-së si zë ndryshe.

Story i mëparshëm

E rëndë në Itali, nëna mbyt fëmijën e saj 1 vjeç

Story i radhës

Türkiye ofron mbështetje trajnimi për personat me aftësi të kufizuara në Afganistan

Të fundit nga