turkiye neutralizon nje pjesetar te larte te organizates terroriste ypg pkk ne veri te sirise 6394f2d19b363

Türkiye neutralizon një pjesëtar të lartë të organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë

December 10, 2022
1 minut lexim

Një anëtar i lartë i organizatës terroriste YPG/PKK-së ishte në mesin terroristëve të “neutralizuar” në një operacion antiterrorist në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fehmi Muhammed ishte në mesin e dy terroristëve të neutralizuar në zonën e operacionit “Dega e Ullirit” të premten, tha ministria në një deklaratë.

Muhammed ishte i ashtuquajtur kreu i forcave çlirimtare të Afrinit të grupit terrorist.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka nisur tri operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e grupit terrorist.





MARKETING

RENT A CAR

be ja denon sulmet ne veri te kosoves ben thirrje per uljen e tensioneve 6394f16a6370a
Story i mëparshëm

BE-ja dënon sulmet në veri të Kosovës, bën thirrje për uljen e tensioneve

jovevski vleresimet e gerkovskes te pabaza dhe paushalle 6394f38f96dd4
Story i radhës

Jovevski: Vlerësimet e Gërkovskës, të pabaza dhe paushalle

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë