Jovevski: Vlerësimet e Gërkovskës, të pabaza dhe paushalle

Kreu i Prokurorisë Publike, Jovevski me akuzë për ndërhyrje të ekzekutivit në pushtetin gjyqësor, për vlerësime paushall dhe joserioze të punës së prokurorëve.

Marketing

Ky reagimi Jolevskit vjen pasi që dit më parë zëvendëskryetarja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, theksoi publikisht se Jovevski nuk duhet të zgjidhet gjyqtar kushtetues sepse nuk ka treguar rezultate, por edhe lëshoi akuza se prokuroria edhe përkundër kushteve që i janë ofruar dhe kapaciteteve për forcimin e organeve të drejtësisë nuk ka dhënë rezultate. Jovevski akuzon se deklaratat e tilla kërcnojn pavrësin prokurorisë.

“Disa nga deklaratat e saj në një paraqitje, nënkuptojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë Publike dhe kërcënojnë pavarësinë e saj. Politika e qeverisjes së mirë në thelb duhet të respektojë ndarjen e pushteteve dhe shtetin e së drejtës. Për më tepër, në performancën e saj publike nuk është paraqitur asnjë argument i vetëm përkatës për të mbështetur vlerësime të tilla personale. Do të ishte e dobishme nëse zëvendëskryetarja, para se të paraqesë vlerësime personale të punës, të vizitojë Prokurorinë Publike dhe të njihet me gjendjen reale dhe sfidat në luftën kundër krimit”, thuhet në reagimin e Jovevskit.

Më tej ai thotë se pret që në të ardhmen nënkryetarja e Qeverisë, në përputhje me pozitën që mban, të tregojë respekt të duhur për punën e prokurorëve, si dhe që institucionet tjera t’i heqin duart nga prokuroria dhe të mos I trajtojn ato si si studentë.

Story i mëparshëm

Türkiye neutralizon një pjesëtar të lartë të organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë

Story i radhës

Çavuşoğlu në TRT World Forum: Asnjë konflikt nuk është lokal në ‘mjedisin kaotik global’ të sotëm

Të fundit nga