Türkiye, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së në juglindje të vendit

1 minut lexim

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së në provincën juglindore Diyarbakir, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya, raporton Anadolu.

Ai tha se njëri prej tyre ishte në listën e kuqe të të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme, i dyti në listën portokalli dhe tjetri në listën gri. Në mesin e terroristëve të neutralizuar ishin Hulya Demirer, me emrin e koduar Axin Mus; Cihat Ay, me emrin e koduar Rohat Pasur dhe Cetin Temel, me emrin e koduar Demhat.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri deri të neutralizojnë terroristin e fundit”, tha ministri Yerlikaya.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.





Story i mëparshëm

СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ ВРЕДЕН 17 585 363 Е ОСВОЕН ВО СКОПЈЕ

Story i radhës

CEO i Binance bën thirrje për përdorimin e harduerëve 2FA pas hakimit të Vitalik Buterin

Të fundit nga