CEO i Binance bën thirrje për përdorimin e harduerëve 2FA pas hakimit të Vitalik Buterin

min lexim

CEO i Binance Changpeng Zhao bëri thirrje që të gjithë të përdorin harduerë të verifikimit me dy faktorë për të gjitha platformat kripto pasi një llogari në median sociale e cila i përkiste bashkëthemeluesit të Ethereum Vitalik Buterin u hakua dhe u përdor për të postuar një mashtrim me kripto.

Në të kaluarën, llogaria ime në Twitter është bllokuar disa herë për shkak të hakerëve të cilët përpiqeshin të zbulonin fjalëkalimin tim,” shkruante CZ.

Një përkujtues që të përdorin harduerë 2FA (Yubikey) për të gjitha platformat kripto,” shkruante në X Zhao.

Përmes një postimi tjetër ai foli më në detaje: “Llogaria në Twitter e Vitalik u hakua. Zakonisht përdorim arsyen kur lexojmë përmbajtje në media sociale edhe kur i përkasin llogarive popullore. Siguria e llogarive të Twitter nuk është dizajnuar si një platformë fiannciare. Ka nevojë për siguri shtesë: 2FA, login ID duhet të jetë ndryshe nga username apo emaili.”

Yubikey është një amsë shtesë sigure që përdoruesit mund ta aktivizojnë për të mbrojtur llogaritë e tyre Binance. Përdoret në formën e një USB-je e cila gjeneron fjalëkalim njëherësh (OTP) për qasje të sigurte dhe aprovim transaksionesh dhe mund të reduktojë rrezikun e hakimit apo kompromentimit në mënyrë të ndjeshme,” shpjegonte Binance Support në rrjetin social Twitter.

Shumë njerëz në X dyshuan se Buterin ka rënë viktimë e një teknike të ndërrimit të kartave SIM. CEO i Zengo Wallet Ouriel Ohayon shkruante: “Vitalik ra viktimë e ndërrimit të SIM për të përdorur më pas 2FA për tu qasur në Twitter-in e tij. Kjo do të thotë se llogaritë e tij të tjera mund të jenë kompromentuar.”

Askush nuk është imun ndaj sulmeve me ndërrim të kartave SIM. As Vitalik Buterin. “Mos përdorin verifikimin me SMS dhe përdorni një aplikacion 2FA në vend të tij. Do ti bëni vetes dhe audiencës një nder të madh,” shkruante analisti i On-chain Yazan.

Disa njerëz e kanë të vështirë të besojnë se bashkëthemeluesi i Ethereum ka përdorur 2FA me SMS. “Duhet kritikuar Twitter për këtë sepse në asnjë mënyrë Vitalik nuk ka përdorur SMS 2FA dhe ka rënë viktimë e sulmit të SIM,” shkruante Adam Cochran.

Përdorues të tjerë në Twitter shpreheshin sesi është e mundur që Vitalik nuk ka pasur 2FA dhe 100 masa të tjera sigurie në funksion? Si ka mundësi që njerëz me asete 250 mijë dollarëshe ende klikojnë lidhje nga pajisjet e tyre? Ka milionera dhe miliardera që mashtrohen në këtë mënyrë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Türkiye, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së në juglindje të vendit

Story i radhës

Reformat për përfaqësim dhe funksionalitet të drejtë në OKB përsëri në axhendë

Të fundit nga