Ministria e Mbrojtjes së Türkiye-s njoftoi se ka kapur terroristin e DEASH-it i cili kërkohej me buletin të kuq duke tentuar të hyjë ilegalisht në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë në rrjetet sociale thuhet se një pjesëtar i organizatës terroriste DEASH i kërkuar me buletin të kuq u kap gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Türkiye nga kufiri i Sirisë.
Terroristi i ndjekur në vijën kufitare u kap me një operacion të përbashkët të organizuar nga njësitë kufitare të Komandës së Forcave Tokësore dhe xhandarmërisë turke.
Në hetim u konstatua se personi në fjalë ishte terroristi M.M., pjesëtar i DEASH-it, i kërkuar nga Interpoli me buletin të kuq.