​Këto janë përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në Botëror

Të dielën përfundoi Kampionati Botëror i futbollit me Argjentinën që u kurorëzua si më e mira në botë pasi mposhti Francën pas ekzekutimit të penalltive.

Përtej prestigjit që ofron pjesëmarrja në këtë kampionat, kombëtaret marrin edhe përfitime monetare që ndahen sipas suksesit të arritur.

Argjentina merr më shumë para nga çdo ekip, por nuk merr shumicën e parave që ndahen, transmeton KosovaPress.

Sa fiton secili ekip varet nga mënyra se si ata e përfunduan turneun, plus një shtesë prej 1.5 milionë dollarësh që ndahen për secilin për kostot e përgatitjes.

Pavarësisht humbjes në finale, Franca merr 30 milionë dollarë. Vendi i tretë Kroacia merr 27 milionë dollarë dhe i katërti Maroku merr 25 milionë dollarë.

Ja sa merr çdo skuadër për Kupën e Botës 2022:

Kampionët (Argjentinë): 42 milionë dollarë

Nënkampioni (Francë): 30 milionë dollarë

Vendi i tretë: (Kroaci): 27 milionë dollarë

Vendi i katërt: (Marok): 25 milionë dollarë

Vendi 5-8 (Holandë, Brazil, Portugali dhe Angli): 17 milionë dollarë secila

Vendi 9-16 (SHBA, Australia, Polonia, Senegali, Japonia, Koreja e Jugut, Spanja dhe Zvicra): 14 milionë dollarë secila

Ekipet e fazës së grupeve (Ekuadori, Katari, Irani, Uellsi, Meksika, Arabia Saudite, Tunizia, Danimarka, Gjermania, Kosta Rika, Belgjika, Kanadaja, Kameruni, Serbia, Uruguai dhe Gana): 9 milionë dollarë secila.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Türkiye, kapet terroristi i DEASH-it i cili kërkohej nga Interpoli

Story i radhës

Balla nga Fieri: Demokratët duhet ta kuptojnë që mos t’i shkojnë më mbrapa vulëhumburit Sali Berisha

Të fundit nga