Türkiye dhe Greqia bien dakord të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi

July 12, 2023
1 minut lexim

Türkiye dhe Greqia ranë dakord sot për të aktivizuar kanale të shumta komunikimi mes tyre, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve, raporton Anadolu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në një postim në Twitter.

“Presidenti Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord se është në të mirën e të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë”, thuhet më tej.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë me këtë momentum pozitiv dhe të aktivizojnë kanalet e komunikimit mes dy vendeve në periudhën e ardhshme, thuhet mes tjerash.

Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord që takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit të mbahet në Selanik të Greqisë në vjeshtë. “Përveç kësaj, ata angazhuan dy ministrat e Jashtëm të udhëheqin procesin dhe të raportojnë mbi progresin”, shtohet në deklaratë.

Të dy liderët theksuan dëshirën e tyre për komunikim më të shpeshtë në të gjitha nivelet, me qëllim ndërtimin e një klime besimi dhe krijimin e rrethanave të nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve Türkiye-Greqi, thuhet në deklaratë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiq: Arsyeja e vërtetë e sanksioneve të SHBA-së kundër shefit të shërbimit serb janë lidhjet e tij me Rusinë

Story i radhës

Zbulohet kanabis, kokainë, fishekë dhe një elektroshok, tre të arrestuar në Fier (EMRAT)

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë