Türkiye, Banka Qendrore rrit normën e kamatës me qëllimt ë stabilizimit të çmimeve

August 24, 2023
1 minut lexim

Ministri i Thesarit dhe Financave i Türkiyes, Mehmet Şimşek, përsëriti sot vendosmërinë për stabilizimin e çmimeve në vend, pasi Banka Qendrore e rriti normën e kamatës në 25 për qind, raporton Anadolu.

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë sot rriti normën bazë të interesit me 750 pikë bazë duke arritur në 25 për qind, niveli më i lartë që nga tetori 2021.

“Ne jemi të vendosur. Prioriteti ynë më i lartë është stabilizimi i çmimeve”, tha Şimşek.

Menjëherë pas njoftimit të Bankës Qendrore të Türkiyes për normën referencë të kamatës, u vërejt ulje e vlerës së dollarit dhe euros kundrejt lirës turke.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbappe mund të largohet nga Parisi

Story i radhës

Themeluesit e Tornado Cash nën shënjestrën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për pastrimin miliarda dollarëve

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë