Në Edirne të Türkiye-s u kapën 8 nga 13 të dyshuarit e Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) gjatë përpjekjes së tyre për t’u arratisur në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Komandës së Brigadës 54 të Mekanizuar dhe Komanda e Xhandarmërisë Edirne zbuluan një grup që po përgatitej për kalim të paligjshëm në zonën e ndaluar ushtarake në kufirin e Greqisë.
Në mesin e të arrestuarve kishte mësues, nëpunës, zyrtarë fetarë dhe personel të shërbimit social të lidhur me FETO-n, të cilët u pushuan nga profesioni.
Pas procedurave të ndalimit, të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën e Enezit në Edirne.
Pesë të dyshuar të tjerë, përfshirë shtetas të Kirgistanit u liruan me kusht.
Ndërkohë 8 fëmijë që ishin me grupin terrorist në kufi iu dorëzuan të afërmve të tyre.