Turizmi vendor, OEM: Përparim por jo si para krizës

min lexim

Turizmi vendor ka shënuar përparim në periudhën janar-korik  në krahasim me vitin e kaluar mirëpo ende është larg nivelit në të cilën ka qënë turizmi para krizës thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Numri i turistëve në periudhën janar-korrik krahasuar me vitin 2019 është më i ulët për 127 000 apo për  260 000 akomodime.

“Vlen të theksohet rëndësia e turistëve të huaj, për shkak se 94%  e tyre kanë realizuar akomodimet në hotele, që don të thotë se goditje më të rëndë ka pasur sektori i hotelierisë i cili gjeneron vende të punës. Vërehet një ulje e akomodimit me 30 për qind, ndërsa hotelet në liqene, si në Ohër dhe Strugë shënojnë rënie prej 140.000 akomodimeve.”, tha Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike.

Nga Shoqata e Hotielerisë thonë se e vetmja mënyrë për kompensimin e humbjeve ekonomike në afat të shkurtër është turizmi.

“Deri më tani, Maqedonia e Veriut si destinacion nuk e ka shfrytëzuar potencialin e tregjeve rajonale e as të tregut vendor. Përveç rritjes së numrit të turistëve nga Serbia, nuk ka pasur rritje të numrit të turistëve nga vendet e tjera të rajonit. Krijimi i kushteve atraktive do të sigurojë investitorë vendas dhe të huaj me të cilët mund të hyjnë mbi 1 miliardë euro në ekonominë e vendit. Të punësohen rreth 30 mijë persona në mjediset rurale me të vetmin qëllim që të mos ketë shpenzime shtesë nga shteti.”, tha Tanevska Gorgievska, kryetare e Shoqatës së Hotelierëve.

Oda Ekonomike paralajmëroi edhe formimin e asociacionit e tur operatorve dhe agjencioneve turisike të cila do të shërbëje në mënyrë të organizuar të mbrohen interesat e agjencioneve.

Marketing

Story i mëparshëm

​Prindërit protestojnë në oborrin e shkollës “Faik Konica”, kërkojnë në mënyrë urgjente fillimin e mësimit

Story i radhës

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të ndeshjes Maqedoni-Bullgari

Të fundit nga