“Turistë në luftë”/Analisti: A po konfirmohet teza e partisë në pushtet që kemi veteranë të rrejshëm në lista – Haradinaj ta sqaroi këtë pozicion

July 26, 2023
1 minut lexim

Analisti Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinaj, që ish-presindetin Hashim Thaçi dhe ish-komandantin e ZOLL-it, Rrustem Mustafa, i ka qujatur “turistë në luftë”.

Ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë po konfirmohet teza e partisë në pushtet që kemi veteranë të rrejshëm në lista.

Tutje, thotë se Haradinaj duhet ta sqaroi këtë deklaratë.

Postimi në Facebook:

Nëse Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë turistë në luftën e Kosovës, siç po pretendon Haradinaj, atëherë po konfirmohet teza e partisë në pushtet që kemi veteranë të rrejshëm në lista. Si mbrojtësi kryesor i listave të tanishme të veteraneve, Haradinaj duhet me e sqaru këtë pozicion: a janë turistë një pjesë e veteranëve apo kanë qenë me të vërtetë ushtarë të UÇK-së. E për më tepër, Haradinaj duhet me e sqaru pozicionin që ka tani edhe librin/intervistë të tij që e ka me Bardh Hamzajn. E në atë intervistë të gjatë, Haradinaj pranon që për një periudhë gjatë luftës, ai kishte mbetur me një grusht ushtarësh në zonën e Dukagjinit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vdiq në moshën 56-vjeçare këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor

Story i radhës

Xhixha magjik, shënon dy herë ndaj kampionëve të Polonisë

Të fundit nga

ShkoLartë