tupanceski thote se pushteti ekzekutiv nuk duhet te kete pike kontakti me ate gjyqesor 61fa6726dc4da

Tupançeski thotë se pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me atë gjyqësor

February 2, 2022
1 minut lexim
nikolla tupanceski 780x439 1
aktaule1
aktaule2
akt02
akt01
akt04
akt05
akt06
akt07

Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në gjyqësi dhe prokurori, vlerëson ministri i ri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

“Nuk do të jetë e lehtë, por mund të premtoj se Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte për mbarëvajtje të mirë dhe të papenguar të punës në të gjitha sferat e gjyqësisë, jo vetëm në gjyqësia dhe prokuroria por edhe noterët, mediatorët, ekzekutuesit dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë”, deklaroi Tupançeski.

Ministri theksoi se nuk është e lehtë të jepet dokument nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe sipas kësaj është e dukshme se diçka nuk funksionin siç duhet.

“Për mua është më e pakuptueshme të mos punojë linja telefonike në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë. Janë locuar defektet dhe tani duhet sa më shpejtë që mundet të rregullohen. Gjithçka është e mundur, vetëm sistemi duhet të jetë funksional”, shtoi Tupançeski.

Për perceptimin e opinionit se sistemi gjyqësor është më i korruptuar, ai thotë se gjërat mund të rregullohen dhe të përmirësohen.

I pyetur për hetimet e prokurorive që zgjasin me vite, ai theksoi se këto institucione nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe se ministri nuk mund të bëjë presion.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ALI AHMETI GAZETA MK
Story i mëparshëm

BDI: Lajmet e rreme të VMRO-së synojnë të rrënojnë të arriturat e shqiptarëve

sony ende vuan me shitjet e playstation 5 61fa6887893fe
Story i radhës

Sony ende vuan me shitjet e PlayStation 5

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë