Sony ende vuan me shitjet e PlayStation 5

Sony shiti vetëm 3.9 milionë konsola PlayStation 5 gjatë tre mujorit të fundit të 2021, një rritje e vogël prej 3.3 milionë tre mujorin e mëparshëm.

Gjiganti i elektronikës po vuan për me kërkesën e lartë ndërsa zinxhirët e furnizimit nën mbarë botën janë nën presion.

Gjatë vitit të kaluar 17.3 milionë njësi janë shitur, 3 milionë më pak sesa PlayStation 4 ishte shitur në vitin e parë të debutimit.

Megjithatë PS4 ishte nëpër dyqane me bollëk në vitin e parë të debutimit ndërsa sot është e vështirë të gjesh një PS5.

Divizioni gaming ra me 8% në 7.09 miliardë dollarë të ardhura por fitimi u rrit me 12.1% në 810 milionë dollarë.

PlayStation është divizioni më i rëndësishëm i Sony dhe përbën ¼ e të ardhurave të përgjithshme të kompanisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tupançeski thotë se pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me atë gjyqësor

Story i radhës

Ministri gjerman thotë se kufizimet për COVID-19 mund të hiqen në mars

Të fundit nga