Thomas Tuchel ka folur për mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldo te Chelsea.
Trajneri gjerman ka thënë se klubi nuk përjashton mundësinë që të nënshkruajë me ndonjë sulmues, por potencon se nuk është prioritet i tyre.
Megjithatë, humbja e disa yjeve bën që TT ta ndjejë nevojën për t’i zëvendësuar ata.
“Unë nuk do të përjashtoja mundësinë për të nënshkruar me një tjetër sulmues, por nuk është prioriteti ynë. Prioriteti është mbrojtja, ky nuk është sekret”, ka thënë Tuchel.
“Ne kemi humbur disa yje dhe tani duhet t’i zëvendësojmë ata”, shtoi gjermani.
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në dilemë për të ardhmen e tij. Ai nuk preferon qëndrimin te Man United. Së fundmi është një skuadër arabe që i është qasur lojtarit.