Truss: BM nuk do t’i njohë kurrë aneksimet e Rusisë

1 minut lexim

Britania e Madhe nuk do të pranojë kurrë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës pas referendumeve të mbajtura ditët e fundit nga Moska, deklaroi sot kryeministrja britanike Liz Truss, ndërsa akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për përdorim të forcës brutale për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë.

“Vladimir Putin ka vepruar sërish në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, me një përbuzje të dukshme për jetën e popullit ukrainas që ai pretendon se përfaqëson”, thuhet në deklaratë.

“Britania e Madhe nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të atyre banorëve dhe ne kurrë nuk do të pranojmë që rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias të jenë të një vendi tjetër përveç territorit ukrainas”, sipas deklaratës.

“Ne do të sigurohemi që Putini të humbasë këtë luftë të paligjshme”, shtoi Truss.

Story i mëparshëm

Grubi: Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por populli ka nevojë për Ali Ahmetin

Story i radhës

Pioli: Kemi bërë një fillim të mirë por jo të shkëlqyeshëm

Të fundit nga