Trupat ruse pushtojnë qytetin e Svitlodarsk në Donetsk

May 24, 2022
1 minut lexim

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Svitlodarsk në distriktin Bakhmut të rajonit Donetsk të Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas dhe Republikës Popullore të Donetskut – një zonë e kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore, e formuar nga separatistët pro-rusë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ushtria ruse hyri në qytet herët këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake të Ukrainës Svetlodar, Sergei Goshko, për një radio ukrainase.

“Ata janë duke e varur leckën e tyre në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit rus.

Para fillimit të luftës, Svitlodarsk kishte një popullsi prej 11,000 njerëz.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrasja e policit në komisariat, PD: Policia e shtetit e degraduar, krimi është fuqizuar, Çuçi të japë dorëheqjen

Story i radhës

Mendimet më të zakonshme të burrave para seksit

Të fundit nga

ShkoLartë