trupat mbrojtese te kharkiv arrijne kufirin rus 628215565745c

Trupat mbrojtëse të Kharkiv arrijnë kufirin rus

May 16, 2022
1 minut lexim

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video që shfaq një numër të ushtarëve nga brigada për mbrojtje territoriale në një lokacion të paspecifikuar në front, shkruan BBC, përcjell Periskpopi.

Guvernatori i regjionit Khrakiv, Oleh Sinegubov, ka thënë se trupart kanë rikthyer një shenjë që shënon kufirin.

“Ne jemi krenarë me ushtarët që rikthyen shenjën kufitare në kufirin shtetëror. Ne falënderojmë të gjithë ata, që duke rrezikuar jetën e tyre, çliruan Ukrainën nga pushtuesit rusë”, shkruajti ai në Telegram.

Rusia ka zhvendosur njësi të reja lëvizëse nga regjionet e okupuara të Donetsk dhe Luhansk në Kharkiv, “që është një dëshmi tjetër e paaftësisë se rezervistëve rusë”, ka thënë Instituti për Studime të Luftës.

Forcat ukrainë kanë rimarrë territore në zonat veri-lindore të vendit gjatë ditëve të fundit, duke i shtyer forcat ruse jashtë zonës sulmuese të Kharkiv- zonë që është përballur me bombardime për javë të tëra. Rusia po vazhdon ofenzivën e saj në jug të Donbasit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

stresi thuajse shkaktari kryesor qe nuk ju lejon te merrni barkun qe enderroni 62821526ea141
Story i mëparshëm

Stresi thuajse shkaktari kryesor që nuk ju lejon të merrni barkun që ëndërroni

rama takon pompeon terminali qe do te sjelle gazin amerikan ne vlore zgjon interesa te shumanshme 628216be5fb85
Story i radhës

Rama takon Pompeon: Terminali që do të sjellë gazin amerikan në Vlorë zgjon interesa të shumanshme

Të fundit nga

ShkoLartë