Trupat izraelite bastisin bazën e një grupi të armatosur, vriten 5 palestinezë

October 25, 2022
min lexim

Forcat izraelite bastisën bazën ku fshihej një grup i armatosur në qytetin e dytë më të madh të Bregut Perëndimor, duke hedhur në erë një laborator bombash, sipas një njoftimi të bërë të martën nga ushtria izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se pesë palestinezë u vranë dhe 20 u plagosën.

Sulmi gjatë natës në qytetin e vjetër të Nablusit, ishte një nga më vdekjeprurësit në Bregun Perëndimor për vitin 2022 dhe vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve.

Banorët lokalë thanë se panë një shpërthim të madh në qytetin e vjetër dhe në lagjet aty pranë.

Operacioni në qytetin verior të Nablusit kishte në shënjestër grupin e Lion’s Den të formuar së fundmi. Grupi është përgjegjës për vrasjen e një ushtari 21-vjeçar izraelit sikurse edhe disa sulme të tjera, tha ushtria izraelite.

Pesë personat e vrarë ishin të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, tha Ministria e Shëndetësisë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, konfirmoi se Wadie Houh, një udhëheqës i grupit Lion’s Den, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me trupat izraelite gjatë natës. Gjatë një konference, ai tha se operacioni ishte “një goditje e saktë dhe vdekjeprurëse në zemër të infrastrukturës terroriste që përpiqej të kryente sulme.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës organizuan një grevë të përgjithshme në shenjë proteste ndaj vrasjeve të së martës. Dyqanet u mbyllën gjatë gjithë ditës në qytetet Nablus, Ramallah, Gaza dhe qytete të tjera palestineze.

Po ashtu, në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite tha se qëlloi ndaj një të dyshuari që hodhi eksploziv ndaj tyre gjatë një operacioni pranë fshatit Nebi Saleh. Ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi vdekjen e 19-vjeçarit Qusai al-Tamimi.

Më shumë se 125 palestinezë janë vrarë në luftimet izraelito-palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor këtë vit. Luftimet janë intensifikuar që nga koha e një serie sulmesh palestineze, si pasojë e cilave u vranë 19 persona në Izrael në pranverë.

Ushtria izraelite thotë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Por mes të vrarëve ka pasur edhe të rinj që kanë qëlluar me gurë gjatë protestave sikurse edhe nga ata nuk janë përfshirë fare në konfrontime./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kadyrov “godet” sërish, pasi i kërkoi Putinit të përdorte armë bërthamore

Story i radhës

Maqedonia e Veriut me rritjen ekonomike më të ulët në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë