trumppezullimi 20 vjecar i programit berthamor te iranit do te ishte i mjaftueshem 6a09fb07bbaa4

Trump:Pezullimi 20-vjeçar i programit bërthamor të Iranit, do të ishte i mjaftueshëm

May 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje se do ta konsideronte të pranueshëm një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit, duke sinjalizuar një zbutje të qëndrimit të mëparshëm të SHBA-së, që kërkonte ndërprerje të përhershme të pasurimit të uraniumit nga Teherani, raportoi BBC.



Duke folur me gazetarët në bordin e “Air Force One” pas takimit në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, Trump theksoi se “20 vjet janë të mjaftueshme”, por shtoi se duhet të ketë “garanci reale” që Irani do ta respektojë marrëveshjen.

Deklarata vjen ndërsa negociatat për armëpushim dhe marrëveshje bërthamore mbeten të bllokuara.

Sipas raportimeve, Pakistani po luan një rol ndërmjetësues mes palëve, por propozimet e fundit janë refuzuar nga të dyja anët.

Media iraniane raportoi se Teherani ka propozuar ndalimin e menjëhershëm të luftës në të gjitha frontet, përfshirë sulmet izraelite ndaj Hezbollahut në Liban, heqjen e bllokadës detare amerikane dhe garanci për mospërsëritje të sulmeve ndaj Iranit.

Nga ana tjetër, Trump ritheksoi se Irani nuk mund të lejohet të ketë armë bërthamore dhe kërkoi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila sipas tij po mbahet e bllokuar, duke ndikuar në rritjen e çmimeve globale të naftës.

Kjo është hera e parë që Trump përmend publikisht një afat 20-vjeçar.

Në mandatin e tij të parë, ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, duke kundërshtuar klauzolat që lejonin përfundimin gradual të kufizimeve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të Trump.

Ai deklaroi më herët se stoku iranian i uraniumit të pasuruar duhej të “nxirrej jashtë” përpara se konflikti të konsiderohej i përfunduar.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shprese e re per rrugen shkup bllace zekolli ka perfunduar tenderimi 6a09e9119b82a
Lajmi i mëparshëm

Shpresë e re për rrugën Shkup-Bllacë, Zekolli: Ka përfunduar tenderimi!

prokuroria kerkon paraburgim 48 oresh per 19 vjecarin e dyshuar per vrasje ne bojane vazhdon grumbullimi i provave 6a0a03e48d504
Lajmi i radhës

Prokuroria kërkon paraburgim 48 orësh për 19-vjeçarin e dyshuar për vrasje në Bojanë: Vazhdon grumbullimi i provave

Të fundit nga

ShkoLartë