trumpin e ze gjumi ne dhomen ovale ironia e hunter biden i rane baterite 6a2420c7c4c27

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

June 6, 2026
1 minut lexim

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente zyrtare”, një video që e tregon Donald Trumpin teksa dremit në Dhomën Ovale, pushtoi menjëherë rrjetin.



Videoja virale u regjistrua gjatë një takimi mbi qymyrin në Shtëpinë e Bardhë. Për dikë që ka fituar zgjedhjet duke e etiketuar kundërshtarin Joe Biden si “Sleepy Joe”, apo “Joe gjumashi”, pamje të tilla janë të pafalshme, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale. Trumpi shihet aty teksa i ulur në tavolinë dëgjon një seri fjalimesh, e në disa momente mbyll sytë, dhe koka i rrëshqet në një anë.

Videoja është filmuar në 4 qershor, dhe u bë publi ke tani, mes jehonës së komenteve të Rubios në një seancë në Kongres ku e kishte mbrojtur me forcë Trumpin, duke theksuar madje me se “Përkundrazi, ai nuk fle fare. Problemi është se më telefonon në dy apo në pesë të mëngjesit”. Komediani Seth Meyers ia ktheu me ironi: “E besojmë këtë gjë. Sepse në fakt, Trumpi fle gjatë ditës”. Në mediat sociale reagoi edhe Hunter Biden, duke kujtuar talljet e Trumpit ndaj babait të tij, e duke folur për një klon të cilit harrojnë që t`i karikojnë bateritë.

Asistentët e kreut te shtetit reaguan shpejt, duke nënvizuar se sytë e tij në të vërtetë ishin hapur, dhe se situata në video është keqinterpretuar, teksa theksuan me forcë se Trump është presidenti më energjik në historinë e vendit, dhe gjithmonë i gatshëm për t`u përgjigjur.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plani i macron dhe merz per ballkanin perendimor mickoski nuk perfshin ndryshimet kushtetuese eshte proces paralel me zgjerimin 6a240ece6106b
Lajmi i mëparshëm

Plani i Macron dhe Merz për Ballkanin Perëndimor, Mickoski: Nuk përfshin ndryshimet kushtetuese, është proces paralel me zgjerimin

nuk i bindemi listes serbe lvv paralajmeron tubim ne veri te mitrovices 6a2425536888d
Lajmi i radhës

“Nuk i bindemi Listës Serbe” – LVV paralajmëron tubim në veri të Mitrovicës

Të fundit nga

22 vjeçari nga Tetova humb jetën në Gjermani

Një lajm i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e Reçicës së Vogël. 22-vjeçari Admir Jusufi ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër

Elbasani zgjeron hartën e turizmit

Me mbi 32 mijë vizitorë të regjistruar deri tani, ende pa nisur piku i sezonit turistik, Bashkia e Elbasanit synon një rritje prej më shumë se 20% krahasuar me një vit më
ShkoLartë