Trump zotohet të sjellë dënimin me vdekje për trafikantët e fëmijëve nëse rizgjidhet

July 22, 2023
1 minut lexim

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje për “këdo që kapet duke trafikuar fëmijë përtej kufirit tonë”, nëse ai zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu.

Në një video të fushatës, Trump tha se nën udhëheqjen e tij, SHBA-ja bëri “më shumë se çdo administratë në histori për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për t’i dhënë fund skllavërisë moderne”.

“Kur të kthehem në Shtëpinë e Bardhë, do t’i jap fund menjëherë makthit kufitar të Bidenit që trafikantët po përdorin për të shfrytëzuar gratë dhe fëmijët e pambrojtur”, tha Trump në video, duke u zotuar gjithashtu se do të bëjë luftë ndaj karteleve.

Ish-presidenti amerikan, i cili po kërkon një mandat tjetër në garën e 2024-tës, tha se do t’i japë fund trafikimit të fëmijëve “duke i kthyer të gjithë fëmijët e trafikuar te familjet e tyre në vendet e tyre pa vonesë”, duke aktivizuar ligjin “Title 42”, urdhër për shëndetin publik që ai prezantoi gjatë mandatit të tij, që i lejonte zyrtarët të largonin migrantët me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

“Do t’i bëj thirrje Kongresit të sigurojë që kushdo që kapet duke trafikuar fëmijë përtej kufirit tonë, të marrë dënimin me vdekje menjëherë”, shtoi ai.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti i qëndrueshëm me temperatura deri në 40 gradë Celsius

Story i radhës

U premtonte nëpërmjet platformave online karta të klonuara bankare, në pranga një 23-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë