Trump uron presidentin Erdoğan për fitoren ‘e merituar’ në zgjedhje

May 28, 2023
1 minut lexim

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e “merituar” në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

“Urime presidentit Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e tij të madhe dhe të merituar në Türkiye”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Unë e njoh mirë atë, ai është një mik dhe kam mësuar nga afër se sa shumë e do vendin e tij dhe popullin e madh të Türkiyes, të cilin e ka ngritur në një nivel të ri të rëndësisë dhe respektit”, ka shkruar Trump.

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura sot, Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiye-s. Duke folur me gazetarët në kryeqytetin Ankara, kreu i YSK-së tha se Erdoğan në raundin e dytë fitoi presidencën e Türkiye-s kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu.

Sipas rezultateve preliminare, tha Yener, presidenti aktual Erdoğan fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind, ndërsa Kılıçdaroğlu grumbulloi 47,86 për qind të votave. Ai shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj: Me Aleancën në qeverisje, Prizrenit do t’ia japim mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik

Story i radhës

“Viktmizohet” Vuçiq, thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Të fundit nga

Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit kryesor të qytetit F-1600. Kjo ndërhyrje komplekse, sipas autoriteteve, është e nevojshme për
ShkoLartë