Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Prizren për Javën e Punës së degës së AAK-së në këtë qytet.
”Emocion i veçantë të jem në Prizren, në Kuvendin e Punës së Degës së Aleancës në këtë qytet, ku shpalosëm nismën legjislative për kryeqytetin historik, propozimet për organizimin struktural të degës dhe propozimet për plotësim-ndryshimet për platformën politike programore të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
”Gjatë prezantimit të kornizës për avancimin e konceptit të kryeqytetit historik – Prizrenit, theksova se iniciativa e Degës së AAK-së në Prizren e udhëhequr nga kryetari Besnik Krasniqi, ka si synim që këtij qyteti t’i ofrohet një epokë e re zhvillimi, qoftë përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore apo në zhvillimin e fushës së trashëgimisë dhe ngjarjeve kulturore-artistike”, ka vazhduar ai.
Ai po ashtu ka thënë se qeverisja e AAK-së do t’ia jepte Prizrenin mundësinë e zhvillimit ekonomik.”Ashtu siç Prishtinës i dhamë Ligjin duke i ofruar mundësinë për zhvillim, edhe Prizrenit qeverisja e Aleancës do t’ia ofrojë mundësinë për ta zhvilluar kapacitetin e tij ekonomik”.
“Kryetarin Besnik Krasniqi dhe strukturën udhëheqëse të degës i përgëzova për angazhimin e drejtë në interes të qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.