trump thote se ka pezulluar sulmin ndaj iranit 6a6edb30b5b4c

Trump thotë se ka pezulluar sulmin ndaj Iranit

August 2, 2026
1 minut lexim

Një zhvillim i papritur ka ndryshuar dinamikën e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka vendosur të pezullojë një sulm të planifikuar ushtarak ndaj Iranit, pasi, sipas tij, Teherani dhe disa vende të tjera të rajonit kanë kërkuar kohë për të finalizuar një marrëveshje që mund të shmangë përshkallëzimin e konfliktit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të përgatitura” për veprim ushtarak, duke theksuar se kapaciteti ushtarak amerikan është në një nivel “që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë kundër Republikës Islamike të Iranit me një nivel force, fuqie dhe kapaciteti ushtarak që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi Trump.

Megjithatë, ai bëri të ditur se ka pranuar kërkesën e Iranit dhe të disa vendeve të Lindjes së Mesme për të pezulluar çdo veprim ushtarak, pasi, sipas tij, janë arritur dakordimet fillestare mbi parametrat e një marrëveshjeje.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja do të përfshinte hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, si dhe fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

“Kam rënë dakord të anuloj sulmin, për të mirën e botës dhe për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, me kusht që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi, duke mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Në fund të mesazhit të tij, presidenti amerikan u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë pa humbur kohë.

“Filloni punën dhe bëjeni këtë marrëveshje realitet”, përfundoi Trump.

Në deklaratën e tij, Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e negociatave apo afatet për finalizimin e marrëveshjes së mundshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne germadhat e burgut famekeq te spacit meshe e shenjte dhe u nderua kujtimi i te perndjekurve politike 6a6edad0a4b1d
Lajmi i mëparshëm

Në gërmadhat e burgut famëkeq të Spaçit: Meshë e Shenjtë dhe u nderua kujtimi i të përndjekurve politikë

ben affleck fitoi nje milion dollare ne versionin amerikan te slumdog millionaire pyetja e fundit ishte per gjelat e detit 6a6edc0076a3c
Lajmi i radhës

Ben Affleck fitoi një milion dollarë në versionin amerikan të “Slumdog Millionaire”, pyetja e fundit ishte për gjelat e detit

Të fundit nga

ShkoLartë