trump marreveshja me iranin synon shmangien e nje katastrofe ekonomike 6a3311cdbd0e3

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

June 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është rezultat i negociatave të fundit, por një proces i ndërtuar prej vitesh.



Duke folur për samitin e G7 dhe bisedimet me aleatët, Trump tha se marrëveshja synon të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe pasojat e tij ekonomike.

“Nuk doja të shihja një ‘katastrofë ekonomike’ për shkak të luftës,” u shpreh ai, duke shtuar se një vazhdim i konfliktit mund të kishte çuar në pasoja të rënda globale.

Trump gjithashtu komentoi se udhëheqja aktuale e Iranit është “më e arsyeshme” dhe e aftë për të ndjekur një qasje të ndryshme krahasuar me të kaluarën.

Në deklaratat e tij, ai e lidhi zhvillimin e marrëveshjes edhe me ngjarjet e mandatit të tij të parë, duke përmendur operacionin amerikan që çoi në vrasjen e komandantit të Forcës Quds të Gardës Revolucionare iraniane, Qasem Soleimani, në janar 2020 në Bagdad.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

matoshi gjykatesit shqiptare te dorehiqen nga kushtetuesja qe vazhdimisht shfaq shovenizem ndaj shqiptareve 6a32ffcda7ce7
Lajmi i mëparshëm

Matoshi: Gjykatësit shqiptarë të dorëhiqen nga ‘Kushtetuesja’, që vazhdimisht shfaq shovenizëm ndaj shqiptarëve

daut haradinaj mandatin e deputetit ia le kolegeve do te vazhdoj angazhimin per kosoven ne forma te tjera 6a33165337063
Lajmi i radhës

Daut Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Të fundit nga

ShkoLartë