trump kritikon serish italine nuk ishte aty kur ne kishim nevoje 69ff6f09cb54e

Trump kritikon sërish Italinë: Nuk ishte aty kur ne kishim nevojë

May 9, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish me kritika ndaj Italisë, duke theksuar se ata nuk ishin aty kur SHBA kishte nevojë (për luftën në Iran).



Komentet Trump i ka bërë përmes një interviste për median italiane Corriere della Sera, ku tha se ai vetë dhe SHBA kanë qenë gjithmonë pranë Italisë.

“Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë. Dhe unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, dhe kështu ka qenë edhe vendi im”, tha mes të tjerash Trump.Trump edhe më herët ka shprehur kritika ndaj Italisë dhe shteteve të tjera europiane, për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së për luftën në Iran.Deklaratat e Trump erdhën një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kreu një vizitë në Itali ku u takua me Papa Leone XIV dhe kryeministren Giorgia Meloni.Kur u pyet nëse Italia mund të siguronte minahedhës pas armëpushimit në Iran, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë.”

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

j balvin do te performoje ne ceremonine hapese te kupes se botes 2026 69ff55e51416b
Lajmi i mëparshëm

J Balvin do të performojë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës 2026

ishte 3 behet 4 cfare po paralajmeron tome gashi 69ff6ffa160c7
Lajmi i radhës

“Ishte 3, bëhet 4” – çfarë po paralajmëron Tomë Gashi?

Të fundit nga

ShkoLartë