trump anulon sulmet ndaj iranit marreveshja do te nenshkruhet se shpejti 6a2b0ca729150

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

June 11, 2026
1 minut lexim

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha ai, një procesi negociatash që janë zhvilluar në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar nga palët kryesore ndërkombëtare.



Në deklaratën e tij, presidenti amerikan tha se vendimi për të pezulluar operacionet ushtarake është marrë pasi diskutimet kanë arritur një marrëveshje “në koncept dhe në detaje të plota”, duke përfshirë një grup të gjerë aktorësh rajonalë dhe ndërkombëtarë.

“Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në parim ashtu edhe në detaje të plota, nga të gjitha palët e përfshira”, pohoi 79-vjeçari.

Ai përmendi si palë të përfshira Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqinë, Pakistanin, Bahrainin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Egjiptin.

Sipas tij, marrëveshja synon të ulë tensionet dhe të shmangë përshkallëzimin ushtarak në rajon, i cili prej muajsh është përballur me rritje të pasigurisë dhe përplasjeve indirekte mes aktorëve të ndryshëm. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen e marrëveshjes, as mbi kushtet e saj politike apo ekonomike.

Lideri amerikan theksoi gjithashtu se, pavarësisht anulimit të sulmeve, “bllokada detare” do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në finalizimin e plotë të marrëveshjes. Sipas tij, kjo masë është pjesë e presionit diplomatik dhe ushtarak që synon sigurimin e zbatimit të marrëveshjes nga të gjitha palët.

Ai shtoi se koha dhe vendi i nënshkrimit të dokumentit final do të bëhen publike së shpejti, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja diplomatike në ditët në vijim.

Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga qeveritë e vendeve të përmendura në deklaratë lidhur me ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë apo me pezullimin e operacioneve ushtarake. Situata mbetet e paqartë dhe nën vëzhgim, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

thirrje kompanive per mbeshtjetje financiare durmishi mund te aplikohet deri me 15 qershor 6a2afadeb9fa2
Lajmi i mëparshëm

Thirrje kompanive për mbështjetje financiare! Durmishi: Mund të aplikohet deri më 15 qershor

kqz publikon rezultatet e fundit mbi 271 mije vota per vetevendosjen 6a2b1135bb039
Lajmi i radhës

KQZ publikon rezultatet e fundit: Mbi 271 mijë vota për Vetëvendosjen

Të fundit nga

ShkoLartë