Paneli i Kongresit, i cili është duke e hetuar sulmin e 6 janarit të vitit të kaluar ndaj Kapitolit të SHBA-së, ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump për komplote të shumta, për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet që ishin mbajtur tre muaj para sulmit. Paneli ka publikuar raportin e tij përfundimtar prej 845 faqesh mbi sulmin.
Raporti i vë fajin ish-presidentit për sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.
Ai rekomandon gjithashtu që në të ardhmen Trumpi të përjashtohet nga funksioni publik.
Trumpi nuk bashkëpunoi me panelin dhe raportin përfundimtar e quajti “gjueti shtrigash”. Gjatë 18 muajve, Paneli mbajti 10 dëgjime publike dhe intervistoi më shumë se 1.000 dëshmitarë, duke përfshirë zyrtarë të administratës Trump, anëtarë të familjes Trump, policë të Kapitolit, protestues, anëtarë të Policisë dhe shumë të tjerë. / BBC