Trump 2: Kush po i bashkohet administratës Trump?

November 14, 2024
min lexim

Mbështetësit, ndihmësit dhe anëtarët “besnikë” të Kongresit që prej kohësh të Donald Trumpit, deri më tani janë emëruar në poste në administratën e ardhshme Trump.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka lëvizur shpejt (madje edhe më shpejt se para tetë vjetësh) për të plotësuar rolet kryesore të Shtëpisë së Bardhë dhe kabinetit, me zgjedhjet që filluan për shefin e stafit, ambasadorin në Kombet e Bashkuara, Departamentin e Shtetit dhe CIA-n, si dhe disa poste të tjera që pothuajse “diheshin” që nga ditët pas fitores në zgjedhjet e 2024, më 5 nëntor.

Administrata e ardhshme e Trumpit përfshin ndihmës me kontribut të lartë të fushatës, anëtarë të Kongresit dhe disa figura nga mandati i tij i parë.

Megjithatë, disa pritet të kenë një “sfidë” me konfirmimet në Dhomën e Senatit amerikan, por të paktën dihet se ata që nuk kanë nevojë për miratim janë “gati” të marrin detyrën e re, për të shërbyer në administratën e re të Presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, që do të marrë detyrën më 20 janar 2025.

Tulsi Gabbard – Drejtori i Inteligjencës Kombëtare

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Gabbard është një ish-anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve (kongresiste), e cila u zgjodh për të përfaqësuar një distrikt në Hawaii si demokrate. Por pasi u largua nga Kongresi, ajo përfundimisht u largua edhe nga Partia Demokratike dhe u bë një mbështetëse e zëshme e Trumpit. Gabbard nuk ka përvojë në shërbimet e inteligjencës amerikane dhe nuk ka shërbyer në Komitetin e Inteligjencës. Ajo thuhet se është një nënkolonele në Rezervë të Ushtrisë Amerikane, nga Hawaii, e cila, pasi shërbeu në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikane në Kosovë pas luftës, më pas u dërgua në Irak me një njësi mjekësore.

Matt Gaetz – Prokurori i Përgjithshëm

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Trumpi ka zgjedhur Gaetz për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, një agjenci që ka qenë në qendër të zemërimit të presidentit të zgjedhur, i cili u akuzua për krime federale pas largimit nga detyra. Gaetz ka mbrojtur shumë herë Trumpin dhe gjithashtu ka mbrojtur individët që janë akuzuar lidhur me sulmin e 6 janarit në Kapitol. Gaetz ka qenë në qendër të shumë dramave të fundit në Dhomën e Përfaqësuesve, duke udhëhequr përpjekjet vitin e kaluar për të rrëzuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, një veprim që paralizoi dhomën për gati një muaj.

Pete Hegseth – Sekretar i Mbrojtjes

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Hegseth, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane që shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan, ka kaluar tetë vjet si komentator politik në Fox News. Më parë, ai drejtoi një shoqatë të quajtur Veteranët e shqetësuar për Amerikën, një grup politik që inkurajonte veteranët të angazhoheshin më shumë politikisht. Hegseth është bërë i njohur për qëndrimet e tij kundër “luftës kulturore”, duke sugjeruar që kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët duhet të shkarkohej për mbështetje të programeve të diversitetit dhe përfshirjes, dhe duke vënë në pikëpyetje nëse gratë duhet të shërbejnë në role luftarake. Hegseth konsiderohet nga shumë si zgjedhja më e çuditshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Thomas Homan aka “Cari i kufirit”

(Nuk kërkohet konfirmimi i Senatit)

Homan është ish-drejtor në detyrë i Shërbimit të Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave, dhe ka punuar në këtë agjenci nën administratat Obama dhe Trump. Trump ka thënë se Homan do të jetë përgjegjës për kufijtë me Meksikën, Kanadanë, si dhe për sigurinë detare dhe të aviacionit. Ky rol nuk kërkon konfirmim nga Senati.
Ai është njohur si një lider i linjës së ashpër të politikave të migracionit, dhe mbështeti politika të rrepta për arrestimet e imigrantëve të paligjshëm, përfshirë edhe ata jokriminalë, si dhe bastisjet në vendet e punës. Në korrik, Homan premtoi në Capitol Hill se do të “drejtonte forcën më të madhe të dëbimit që ka parë ndonjëherë ky vend”.

Mike Huckabee – Ambasador në Izrael

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas dhe babai i guvernatorit aktual të shtetit, do të bëhej personi i parë jo-hebre që nga viti 2011 që do të mbante postin e ambasadorit të SHBA në Izrael, nëse konfirmohet.

Rajoni është përfshirë nga konflikte për më shumë se një vit, fillimisht mes Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë gjithnjë e më shumë Libanin dhe Iranin. Huckabee ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin, dhe gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, ai e quajti Bregun Perëndimor pjesë të Izraelit.

Bill McGinley – Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë

(Do të këshillojë zyrën presidenciale për çështje ligjore dhe etike)

(Nuk kërkohet konfirmimi i Senatit)

McGinley shërbeu si sekretar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe ka qenë një figurë e njohur në qarqet ligjore republikane. Ai u angazhua nga fushata e vitit 2016 për të këshilluar mbi betejat e delegatëve përpara Konventës Kombëtare Republikane.

Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy – Departamenti i Efiçencës së Qeverisë

(Nuk kërkohet konfirmimi i Senatit)

Musk, manjat i teknologjisë dhe njeriu më i pasur në botë, dhe Ramaswamy, sipërmarrës, janë emëruar për të udhëhequr një Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë, duke përmbushur një premtim të fushatës së Trumpit për të dhënë një mbikëqyrje të gjithëpërfshirëse të shpenzimeve qeveritare. Ata kanë afat deri më 2 korrik 2026 për të provuar të rindërtojnë burokracinë federale.

Kristi Noem – Sekretare e Sigurisë Kombëtare

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Noem, guvernatorja aktuale e Dakotës së Jugut, do të mbikëqyrte disa agjenci të sigurisë kombëtare, përfshirë ICE, Doganat, Shërbimin Sekret të SHBA dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave. Noem është njohur për qëndrimet e saj të ashpra mbi emigracionin dhe ka thënë se vendi po përballet me një “kohë pushtimi”. Ajo fitoi njohje në vitin 2020 kur nuk pranoi të mbyllte bizneset për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Marco Rubio – Sekretar i Shtetit

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Rubio, një senator me tre mandate nga Florida dhe ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Florida (Kubanez-Amerikan), ka qenë një mbrojtës i vendosur i Trumpit që nga dy “barbarizmat” e shpërthyera  gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, sulmet në Senat nga demokratët . Rubio e miratoi Trumpin tre herë dhe mbështeti axhendën e tij në Kongres.

Ai si një anëtar altiv i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe nënkryetar i Komisionit të Përzgjedhur për Inteligjencën Kombëtare, pra përvoja e politikës së jashtme të Rubios e bën atë një zgjedhje që potencialisht do të kapërcejë ndarjen midis bazës izoluese të Trumpit dhe aleatëve të huaj jashtë vendit(SHBA).

Elise Stefanik- Ambasadore në Kombet e Bashkuara – (Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Stefanik është aktualisht kryetar i Konferencës Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve nga pjesa veriore e Nju Jorkut. E zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014, Stefanik thuhet se ishte fillimisht një skeptike e Trumpit. Por që atëherë ajo është bërë një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj, duke iu bashkuar ekipit të tij mbrojtës gjatë gjyqit të tij të parë të shkarkimit dhe duke punuar si zëvendësuese në lajmet kabllore dhe në fushatë, në dy televizionet kryesore në SHBA, CNN dhe CBS.

Kur atëherë- kongresitja Liz Cheney u hoq nga udhëheqja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve për qortimin e Trump në 2021, Stefanik drejtoi një fushatë të mbështetur nga Trumpi për ta zëvendësuar atë.

Susan Wiles – Shefe e shtabit të Shtëpisë së Bardhë(( Nuk kërkohet konfirmimi i Senatit)

Një veterane e politikës republikane, Wiles ishte bashkëkryetare e fushatës së Trumpit në 2024 dhe drejtoria e tij në Florida në 2016 dhe 2020. Wiles është një “operative”politike dhe mbledhëse e mirë fondesh për një kohë të gjatë në Florida. Ajo ka punuar më parë në fushata të suksesshme për Ron DeSantis në 2018 dhe Rick Scott në 2010.

Wiles, vajza e prezantuesit të njohur të NFL, Pat Summerall, do të jetë gruaja e parë që do të shërbejë si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Lee Zeldin – Administrator i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit

(Kërkohet konfirmimi i Senatit)

Një ish-anëtar i Dhomës së SHBA-së nga Long Island, Nju Jork, Zeldin u bë i njohur pasi bëri një garë të papritur të ngushtë për guvernatorin e Nju Jorkut në vitin 2022. Ai humbi me afërsisht 6 pikë, një tregues i fortë se republikanët të linjës konservatore të Trumpit  e vlerësuan meritën për kthimin e partisë republikane në krye të Nju Jorkut demokrat në të gjithë shtetin u ngushtua jashtëzakonisht ndarësia mes demokratve dhe republikaneve me Lee.

Pas Kongresit, Zeldin iu bashkua Institutit të Politikës së Trumpit, ose “Trumpizmit” me MAGA, “Amerika e Para”, një institut konservator i krijuar nga ish-zyrtarët e administratës Trump në vitin 2021. 

Ai ka thënë se do t’i japë përparësi përpjekjeve për të hequr rregulloret gjatë kohës së administratës Biden që është në detyrë deri në 20 janar 2025.

Në lidhje me Shqipërinë ish kongresist, ka qenë i pari që ka pasur një “përplasje” me Sekretarin e Shtetit Anthony Bliken për çëshjen e Non Grata të Berishës, në 2021. 

Lee Zeldin ishte ai që i kërkoi Blinken-it informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke e cilësuar ish-liderin demokrat si aleat të deklaruar të SHBA dhe Presidentit George Bush si dhe kundërshtar të George Soros.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjesti nervozohet me Drilonin, pasi ia “ngacmoi” Xhenetën

Story i radhës

Raporti Lela-Leo, ky i fundit thotë se Driloni është xheloz ndaj tyre

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë