Mania e thonjve me xhel nuk pyet as për motin e ftohtë, edhe pse jo të gjithë mund ta përballojnë t’i rregullojnë ata çdo javë. Të gjitha ne e adhurojmë faktin që thonjtë duken të freskët dhe të rregullt çdo ditë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Thonjtë me xhel janë të hollë dhe të dëmtuar, ndaj ne po ju listojmë disa ide të thjeshta me anë të cilave ju mund të keni thonj të freskët, të pastër dhe të bukur gjithmonë, edhe në kushte shtëpie.
Pastë dhëmbësh
Nëse thonjtë janë me njolla dhe nuk i pastron asgjë, ajo që ju ndihmon është pasta e dhëmbëve. Mund të aplikoni pak pastë në një furçë dhëmbësh dhe të filloni të pastroni thonjtë. Rezultati do të arrihet menjëherë e ju do të keni thonj të pastër dhe të shndritshëm pas larjes me pastë dhëmbësh, njësoj sikur të lani dhëmbët tuaj.
Uji i ftohtë
Nëse i rregulloni vetë thonjtë në shtëpi dhe vuani se ata marrin shumë kohë për t’u tharë ja ku është zgjidhja për ju. Merrni një tas, mbusheni me ujë të ftohtë dhe vendosini thonjtë tuaj brenda tij. Për 3 minuta thonjtë janë tharë dhe do të qëndrojnë më të freskët se më pare, madje dhe do të shkëlqejnë më shumë.
Sfungjeri i make-up-it
Nëse ke dëshirë të krijosh dizajne të ndryshme në thonj, me xixa apo të thjeshtë, ja ku është zgjidhja më e mirë. Merrni sfungjerinqë përdorni për të hapur fondatinën dhe aplikoni manikyrin mbi sipërfaqen e saj, pastaj në thonj. Do të duken shumë të veçantë dhe të bukur.
Lëvizni shishen në dorë para aplikimit
Nëse shishja juaj e manikyrit duket e ngrirë dhe e pamundur të aplikoni në thonj, ka një zgjidhje. Rrotullojeni në duar dhe kështu manikyri brenda shishes do të kthehet në gjendjen e mëparshme e kështu mund ta aplikoni pa asnjë problem.