Humb 700 milionë euro brenda ditës

Kriza në Ukrainë i ka shkaktuar një dëm shumë të madh financiar presidentit të Chelsea, Roman Abramoviç.

Manjati rus ka humbur shifra jashtëzakonisht të larta nga situata në Europën Lindore vetëm falë rënieve të aksioneve në burse të një prej kompanive ku është bashkëpronar.

Minera Evraz e cila gjendet në Ukrainë, është një nga më të mëdhatë në botë për prodhimin dhe trajtimin e hekurit dhe qymyrit, ndërsa Roman Abramoviç ka një pjesë të aksioneve të pronësisë të saj.

Pas tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe frikës së shpërthimit të një lufte që do të ndalonte punën e saj, vlera e aksioneve të minierës ka rënë në mënyrë të ndjeshme në bursën e Londrës dhe më pas në atë botërore. Kjo i ka shkaktuar një humbje shumë të rëndë financiare Abramoviç dhe aksionerëve të tjerë që zotërojnë këtë minierë.

Përllogaritet që vetëm gjatë ditës së fundit, falë lëvizjes së aksioneve në Bursë që kanë rënë deri në 35% të vlerës, vetëm Roman Abramoviç ka humbur 776 milionë euro. Lajmi se kriza ka kaluar, bëri që bursa të mbyllej me një ngritje të lehtë, por përllogaritet që do t’i duhen muaj kësaj kompanie që të rifitojë pozicionin e në treg edhe nëse situata do të qetësohet plotësisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident tragjik, një i vdekur dhe dy të lënduar!

Story i radhës

Truket që nuk i dinit, si të keni thonj të bukur edhe në kushte shtëpie

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish