trudeau do te vizitoje evropen javen e ardhshme per takime me aleatet per ukrainen 6222f4818915b

Trudeau do të vizitojë Evropën javën e ardhshme për takime me aleatët për Ukrainën

March 5, 2022
1 minut lexim

Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për t’u takuar me aleatët evropianë, ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë.

Zyra e Kryeministrit e bëri njoftimin të premten, duke thënë se Trudeau do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar, Letoni, Gjermani dhe Poloni raporton “CNN”.

“Shumë për të bërë këtë javë me aleatët në Evropë dhe mezi po e pres”, tha Trudeau.

 “Gjatë javëve të fundit ne kemi punuar së bashku dhe kemi koordinuar së bashku dhe kemi mundësinë për t’u ulur me liderët kryesorë në Evropë dhe për të biseduar se si mund të mbështesim më tej Ukrainën, si mund të zmbrapsim më tej Rusinë”.

Trudeau do të jetë në Evropë nga data 6 mars deri më 11 mars.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi ditor 5 mars 2022 6222f2a2e7443
Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 5 mars 2022

fig ndalon sportistet ruse dhe bjelloruse nga garat duke filluar nga e hena 6222ff02b9720
Story i radhës

FIG ndalon sportistët rusë dhe bjellorusë nga garat duke filluar nga e hëna

Të fundit nga

ShkoLartë