tronditje ne levizjen besa jep doreheqje anetari i kryesise profesori universitar jetmir shabani 6287bfe0b1c5c

Tronditje në Lëvizjen BESA, jep dorëheqje anëtari i kryesisë, profesori universitar Jetmir Shabani

May 20, 2022
min lexim
Jetmir Shabani1

Tronditje në Lëvizjen BESA, jep dorëheqje anëtari i kryesisë, profesori universitar Jetmir Shabani
Tronditje në Lëvizjen BESA, jep dorëheqje anëtari i kryesisë, profesori universitar Jetmir Shabani
Publikuar 16:42 20 Maj, 2022
Çdo i ri rreshtohet në një parti politike duke shpresuar se aty do të gjejë drejtësi për ti luftuar padrejtësitë që bën pushteti. Askujt nuk ia merr mendja se edhe në një parti opozitare ka padrejtësi të mëdhaja. Si do të luftosh një parti politike në pushtet kur në opozitë nuk respekton anëtarin, simpatizuesin që jep kontribut me vite të tëra duke i dhënë një parashutisti të BDI-së privilegje duke e ngritur atë në nivele më të larta në parti.

Rasti i fundit është me profesorin e Universitetit “Ballkan University”, Jetmir Shabanin i cili ka dhënë dorëheqje nga gjithçka që mban vulën e BESËS. Siç mëson portali TS, jo zyrtarisht, anëtari i kryesisë së BESËS, Jetmir Shabani ka dhënë dorëheqje nga kryesia e partisë dhe nga kryetari i bordit të Ndërmarrjes për Transport në Tetovë.

TetovaSot më tej jozyrtarisht mëson se profesori Jetmir Shabani është larguar për shkak të akumulimit të padrejtësive që bëhen në Lëvizjen BESA të Bilall Kasamit. Profesor Shabani ka qenë në të gjitha nivelet e partisë nga kryetar nëndege, nënkryetar dege, kuvend qendror, drejtor i departamentit të Punëve të Jashtme dhe në fund vinë Fatmir Limani, Valon Bela, Gani Alija nga BDI-ja bëhen më të fuqishëm se sa besatarët e përbetuar që nga themelimi e deri sot. Këta padrjetësi thuhet se janë edhe arsyet që profesor Shabani është larguar përfundimisht nga Lëvizja BESA që pas tij pritet edhe disa figura tjera të largohen.

Nga ana tjetër siç përflitet në Lëvizjen BESA, Ish funksionari i BDI-së, Fatmir Limani daja i Ali Ahmetit tani ka funksion më të lartë në parti të BESËS edhe pse ai 20 vite ka shfrytëzuar BDI-në tani edhe 20 vite do ta shfrytëzojë BESËN. Valon BELA funksionar i BDI-së tani në krye të BESËS në Çair. Gani Alija funksionar i BDI-së tani kryeshef i Inspektoratit në komunën e Tetovës. Të gjitha këto padrejtësi siç mëson TS dhe instalimi i personave nga BDI në BESA do të shkatërrojnë idealin e nisur për një parti moderne dhe pa figura të infiltruar të BDI-së.

TetovaSot mëson se në disa nëndegë dhe degë të Lëvizjes BESA thonë se Fatmir Limani dhe disa figura tjera janë edhe Kalë i Trojës në këtë parti, në momentin që Lëvizja BESA mund të rritet apo do të bëjë koalicion me ASH-në, do të dalin këta figura që do të jenë kundër marrëveshjeve dhe do të mundohen të copëtojnë Lëvizjen BESA.

Ndryshe në Tetovë kanë nisur edhe shumë pakënaqësi pasi kryetari i komunës dhe njëherit edhe kryetarë i Lëvizjes BESA ka nënshkruar kontrata me militantët e BESËS që nuk janë nga komuna e Tetovës, por nga komunat tjera si komuna e Bogovinës, Tearcës dhe Zhelinës. Më shumë ka të punësuar nga komunat rurale se sa nga komuna e Tetovës ky anashkalim i simpatizuesve të BESËS në Tetovë pritet që të shpërthej dita ditës për ti treguar Bilall Kasamit se Tetova nuk është e Llërcës. /TS/

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shenohet 23 vjetori i masakres ne dubrave 6287bf8158eeb
Story i mëparshëm

​Shënohet 23 vjetori i Masakrës në Dubravë

ekipet e medha angleze ne gare per skriniar 6287c4932f7b9
Story i radhës

Ekipet e mëdha angleze në garë për Skriniar

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë