Tronditet Shkodra, një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Naim Bajri.
Mësohet se djali i tij, Indrit Bajri është vrarë para disa vitesh.
Ngjarja ka ndodhur pranë markatës së peshkut në lagjen Rus. Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka ngritur disa postblloqe dhe është vënë në kërkim të autorëve.