tronditese ishin duke festuar 24 persona helmohen nga gazi mes tyre 17 femije 69654ef417a8e

Tronditëse/ Ishin duke festuar, 24 persona helmohen nga gazi, mes tyre 17 fëmijë

January 12, 2026
1 minut lexim

Shtatëmbëdhjetë fëmijë dhe shtatë të rritur janë helmuar nga monoksidi i karbonit pas përdorimit të një ngrohësi me defekt gjatë një feste fetare në Gjenova të Italisë.

Sipas raportimeve, fëmijët më të vegjël, të moshës midis tre muajsh dhe 12 vjeç, ishin të parët që u ndjenë keq. Më vonë, edhe të rriturit filluan të shfaqin simptoma të helmimit. Fëmijët u shtruan në Spitalin Gaslini në Genova, ku disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen. Spitali njoftoi se “gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme, ata janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.”

Ndërkaq, të rriturit u shtruan në Spitalin San Martino, ku morën terapi për të trajtuar helmimin nga monoksidi i karbonit.

Autoritetet lokale po hetojnë për shkakun e defektit të ngrohësit dhe për të konfirmuar nëse mund të ketë pasur shkelje të rregulloreve të sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritet te nise faturimi i ujit edhe ne komunat veriore te kosoves 69654ee0ab608
Lajmi i mëparshëm

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

demtoi ndertesen e ambasades bullgare ne shkup arrestohet autori 696550a7b15a7
Lajmi i radhës

Dëmtoi ndërtesën e ambasadës bullgarë në Shkup, arrestohet autori

Të fundit nga

ShkoLartë