tripunovski ministria u doli ne ndihme prodhuesve te orizit me nje mase shtese 6786af289b7c9

Tripunovski: Ministria u doli në ndihmë prodhuesve të orizit me një masë shtesë

January 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 janar – “Sot mbajtëm një takim me prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit, ku morën pjesë edhe një pjesë e blerësve të orizit që janë të regjistruar në Regjistrin e Ministrisë. Diskutuam për gjendjen aktuale, gjegjësisht zgjidhjen e këtij problemi që e kemi trashëguar nga vitet e kaluara dhe që është akumuluar me kalimin e kohës,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Jemi këtu për ta informuar publikun dhe të gjithë prodhuesit e orizit se pas disa orësh diskutimi, konkluzioni është se Ministria do të ndajë 6 denarë shtesë për çdo kilogram oriz të dorëzuar nga prodhimi i vitit 2024. Masa do të jetë në fuqi nga 1 nëntori deri më 31 mars 2025,” shpjegoi ministri.

Ministri shtoi se të gjithë ata që kanë dorëzuar oriz gjatë kësaj periudhe do të përfitojnë subvencion shtesë prej 6 denarësh për kilogram.

“Për më tepër, detyrimi i Ministrisë është që, përmes Agjencisë për Rezerva të mallrave, të bëhet blerja e orizit për nevojat e rezervave shtetërore. Siç e dini, procedurat ligjore dhe të gjitha Rregulloret janë ndryshuar dhe janë në proces përgatitjeje për një shpallje të tillë. Kjo do të thotë se në një mënyrë do të tejkalohet problemi me blerjen e prodhimit të vitit 2024,” theksoi ministri.

Ai vuri në dukje se po zgjidhen problemet e trashëguara nga qeveria e mëparshme.

“Organizimin e shitjes dhe mbjelljes së kësaj kulture e ka bërë një ministër tjetër nga qeveria e kaluar. Dhe për shkak të dështimeve serioze në organizimin e këtij produkti të rëndësishëm strategjik bujqësor, sot ne si qeveri e re po përballemi me zgjidhjen e këtyre problemeve,” theksoi ministri.

“Me masën e sotme do të tejkalohet kjo situatë. Gjithashtu, për mua si ministër është me rëndësi që, përveç zgjidhjes së problemit të viteve të kaluara me plasmanin, tashmë po punojmë në mënyrë vizionare dhe të përgjegjshme për organizimin e mbjelljes që na pret pas disa muajsh,” përfundoi ministri.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

neser perfundon masa shporta e fundvitit cmimet do te varen nga tregtaret 6786aeb0a77ed
Story i mëparshëm

Nesër përfundon masa “Shporta e fundvitit”, çmimet do të varen nga tregtarët

shefi i doganes se kapshtices rrahu doganierin policia e pezulluam per 3 dite nuk u be kallezim 6786b4155d49b
Story i radhës

Shefi i doganës së Kapshticës rrahu doganierin/ Policia: E pezulluam për 3 ditë, nuk u bë kallëzim

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë