Të krishterët ortodoks sot festojnë Ujin e Bekuar. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Gjoni e ka pagëzuar Krishtin në lumin Jordan.
Festa quhet “Uji I Bekuar” për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen këtë ditë.
Edhe këtë vit vazhdoi tradita e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Ceremonia fetare është zhvilluar në të gjitha qytetet e vendit.
Arqipeshkvia e Shkupit pranë KOM – AO organizoi bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.
Për këtë vit ishin paraqitur mbi 220 qytetarë për të kapur kryqin në Lumin Vardar.
Më me fat ishte Teodor Joveski I cili kapi kryqin e bekuar në Shkup.
Sipas besimit ai që do ta kap kryqin, do ta ndjek fati dhe mirëqenia gjatë gjithë vitit.
“Është hera e pestë që e kapi kryqin dhe fati më ndjek për cdo vit, pa marrë parasysh nëse e keni kapur apo jo kryqin” – tha besimtari që kapi kryqin në rajonin e Strugës.
Në Maqedoninë e Veriut, konform Ligjit për festa, Uji i Bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN