Tri doza për të kaluar kufirin, kryetari i Kukësit e quan vendim të shfrenuar të Kosovës

January 25, 2022
1 minut lexim

Bashkia e Kukësit ka dalë në mbështetje të protestës që bënë qytetarët në pikën kufitare të Morinës të hënën. Duke folur për mediat, kryebashkiaku Safet Gjici u shpreh se vendimi i Kosovës për rregullat anti-covid në kufi është i “shfrenuar”.

Ndërsa përmend marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve për banorët që jetojnë në zonën e kufirit, Gjici shtoi se bashkia do t’u nisë nga një shkresë qeverive përkatëse.

“Bashkia Kukës në mbrojtje të qytetarëve të Kukësit. E dimë sa lidhje ka miqësore dhe jo vetëm me Prizren. Por mbi të gjitha shumë kuksianë punojnë në Prizren, bëjnë biznes në Prizren, i marrin thuajse të gjithë furnizimet nga aty. Më duket një vendim i shfrenuar. Ne kemi pasur disa marrëveshje mes dy qeverive në nëntorin e kaluar për t’i lehtësuar në aspekte të tjera banorët që janë në zonat kufitare.”

Kryebashkiaku i Kukësit tha se uron që Kosova ta rishikojë vendimin pasi po po ndëshkohen qytetarët kuksianë.

“Uroj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë vendim sepse realisht ndëshkon shumë qytetarë kuksianë. Me të drejtë, të vetorganizuar kanë bërë protestë, do t’u nisim një shkresë dy qeverive dhe urojmë që të merret një vendim dhe të hiqen këto kushte të rënda kufizuese. Kur një qytetar kuksian i ka dy vaksina të bëra, dhe s’kanë kaluar 6 muaj, nuk kanë pse të bëjnë një të tretë.”

Pas protestës së bërë ditën e djeshme në Morinë reagoi ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Në reagim sillej në vëmendje se masat janë vendosur duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend. Ndërsa, sa i përket dozës së tretë që kërkohet në kufi, MSH e Kosovës kujton se në rastet kur nuk janë bërë gjashtë muaj mund të kalohet me dy doza plus një test PCR negativ.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Festim Mustafa – sportisti i Vitit në Ferizaj për vitin 2021

Story i radhës

Shtatë raste të dhunës në familje, katër përfundojnë në procedurë të rregullt

Të fundit nga

ShkoLartë