Trepça shënon fitoren e pestë në ProCredit Superligë ndaj Borës

October 26, 2024
1 minut lexim

Trepça ka arritur fitore bindëse ndaj Borës me rezultatin 57:74 (16:15, 6:17, 15:22, 20:20) në javën e shtatë të ProCredit Superligës.

Skuadra nga Mitrovica e kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund, duke realizuar një seri mbresëlënëse prej 17 pikësh në çerekun e dytë, ku Bora kishte vështirësi të shënonte, duke përfunduar me vetëm 6 pikë në atë periudhë.

Trepça mbajti epërsinë që nga fillimi, ndërsa Bora u përpoq vazhdimisht të rikthehej në lojë.

Dardan Kapiti, qendra vendore e Trepçës, ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes, duke kontribuar me 18 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime.

Nga ana tjetër, Jalen Graham ishte më i dalluar për Borën me 21 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistime.

Me këtë rezultat, Trepça regjistron 5 fitore dhe 2 humbje në këtë sezon, ndërsa Bora vazhdon të ballafaqohet me sfida, duke pasur 6 humbje dhe vetëm një fitore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple me një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak

Story i radhës

Parku botanik në Karposh të Shkupit mbeti premtim elektoral në letër

Të fundit nga

ShkoLartë