Java e dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll nis sot.
Takimi i parë dhe i vetëm i së shtunës zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit.
Skuadra mitrovicase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo rahovevase është në krizë me një fitore e tetë humbje radhazi.
Fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, nga ora 19:00.