Trepça nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar, një tjetër transferim bombastik!
Malik Johnson është lojtari i radhës që i bashkohet Trepçës për sezonin 2024/25, duke shtuar cilësitë te kampionët e Superligës.
Johnson vie nga ekipi gjerman Brose Bamberg, ekip me të cilin në sezonin 2023/24 ka zhvilluar 34 ndeshje në bundesligë ku për 24 minuta për ndeshje ka realizuar 7.6 pikë dhe 4.9 asistime.
Minatorët fituan të gjitha trofetë edicionin e kaluar, ndërsa edhe këtë vit po synohet e njejta, duke parë organikën te mitrovicalitë.
Burimi: botasot.info